Të shtunën bëhen 23 vjet nga dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
28 Nëntori përveç se është festa e Ditës së Flamurit, Kosova kujton edhe daljen e parë të UÇK-së, në fshatin LLaushë të të Skenderajit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në këtë 28 Nëntor ka uruar shqiptarët dhe ka bërë thirrje që të jenë unik.
Ai përmes një video-mesazhi në Facebook, ka folur për daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës me 28 nëntor të vitit 1997.
“Pas daljes publike, 23 vite më përpara deri në përfundim të luftës ishim me qindra djem, burra e gra të cilët u sakrifikuan për me ardh deri te liria, pas një lufte të përgjakëshme, pas sakrificës së madhe, pas masakrave të panumërt që I bëri regjimi I Milloshovicit, Kosova e mori edhe mbështetjen e NATO-së në krye me ShBA-të dhe si rezultat I saj me 11 qershor pothuajse Kosova veç e murr epilogun e vet si vendi lirë. Natyrisht se shumë vite më vonë e me plotë përpjekje, plot mund arritëm që të shpallim edhe shtetin e Kosovës, shtet sovran”, tha ai.
Ai tha se dalja publike e UÇK-së me 28 nëntor në Llaushë, është si një rezultat i një lufte pothuajse vetëmohuese të djemve të Drenicës, në Vojnik, në Llaushë, pastaj me 26-27 edhe vrasja e mësuesit Halit Geci.
“Natyrisht që UÇK-ja e shfrytëzojë këtë rast për të dërguar mesazh publik që UCK-ja janë djemtë e Kosovës, janë djemtë e popullit, ish ajo ideja për me dal publikisht për me dal persona të uniformuar dhe me e përqu mesazhin, Mujë Krasniqi tanimë hero i Kombit bashkë me vëllain e tij, Avnin, ishte edhe Rexhep Selimi, i cili e udhëhoqi ose e kreu fjalimin e vet, ishte një nder i madh për mua dhe Dukagjinin në atë kohë të isha prezent në këtë ngjarje”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj tha se pas 23 viteve miku i tij Rexhep Selimi po përbalet me drejtësinë ndërkombëtare padrejtësisht.
“Sot pas 23 vjet padrejtësisht miku i im Rexhep Selimi përballët me drejtësinë ndërkombëtare. Jam i bindur që ai do ta kryej edhe këtë betejë edhe unë me të drejtë mendojë edhe besoj që edhe Kosova edhe unë e kemi quajtur nëntori i Rexhep Selimit. Pra, jo rastësisht për shkak se ishte personazhi kryesor i 28 nëntorit. Pres që të kthehet në Kosovë, t’i kthehet jetës, familjes, t’i kthehet vendit për të cilin vet sakrifikoj aq shumë”, potencoi ai.
Më tej, ai tha se Kosova me plot mund e sakrificë u shpall shtet në 2008.
“Pastaj krijimi shtetit ose ndërtimi i institucioneve kërkon angazhim maksimal. Sot, Kosova ka ushtri, ka polici, ka sistem të drejtësisë, ka inteligjencën, ka tendenca në zhvillim ekonomik, ka infrastrukturën më të mirën në rajon, jemi një prej shteteve që për 20 vite kemi avancuar me të madhe, por natyrisht nuk është në pozitën të cilën ne do të dëshironim ta kemi. Pra, duhet të jemi aktivë, duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht të arrijmë atë Kosovë për të cilën janë sakrifikuar rreth 13 mijë shqiptar të Kosovës vetëm në luftën e fundit ’98-’99. Pra, kërkohet akoma mund, por të arriturat janë të prekshme në nivel të Republikës”.
“Ne duhet të jemi krenar që kemi ushtri sot, ajo është garanca e të ardhmes tonë, e fëmijëve tonë, e brezave që do të vijnë”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Haradinaj në këtë 28 nëntor ka bërë thirrje që të jenë unik dhe të bashkuar si dhe të përkrahen njerëzit që kanë nevojë për përkrahje popullore.
“Urimi im për 28 nëntorin e këtij viti është që të jemi unik, të jemi të bashkuar, të jemi të gjithë në një vizion të përbashkët, t’i japim përkrahje njerëzve të cilët kanë nevojë sot, për përkrahje popullore, shteti i Kosovës të jetë i bashkuar, deputet e parlamentit të jenë të bashkuar, të jemi në një za përballë armiqve të shumtë që i ka Republika e Kosovës. Urime ky 28 nëntor, me bindjen e plotë që shqiptarët e Kosovës 28 nëntorin e ardhshëm do ta festojnë edhe më mirë, dhe një Kosovë më të fuqishme në rrugën euroatlantike. Pra, urime shqiptarë, përfundoi ai”
Kujtojmë se, me 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...