Instituti Demokraci për zhvillim, ka publikuar sot një letër të hapur për të gjitha subjektet politike.
Me afrimin e fushatës zyrtare zgjedhore dhe përpilimin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 14 shkurt 2021, Instituti Demokraci për Zhvillim fton të gjitha subjektet politike të demonstrojnë frymë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, thuhet në letrën e publikuar nga D4D, raporton arbresh.info.
Letra e plotë:
Letër e hapur drejtuar Subjekteve Politike
Të nderuar/a përfaqësues/e të subjekteve politike,
Me afrimin e fushatës zyrtare zgjedhore dhe përpilimin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 14 shkurt 2021, Instituti Demokraci për Zhvillim fton të gjitha subjektet politike të demonstrojnë frymë demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Instituti D4D iu bën thirrje subjekteve politike tëangazhohen në përfshirjen e grave dhe burrave në mënyrë të barabartë në të gjithë ciklin e procesit zgjedhor përmes:
edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Deputete. Subjektet politike përpilimin e
listave zgjedhore e bëjnë në bazë të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në
Republikën e Kosovës, duke anashkaluar Ligjin nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore. Në
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në vitin 2019 të gjitha subjektet politike të
certifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kanë respektuar vetëm kriterin minimal
të përfshirjes së grave në lista me vetëm 343 gra kandidate nga gjithsej 1,067 sosh.
Ligji për Barazi Gjinore është instrumenti kyç për trajtimin e çështjeve gjinore në
Kosovë. Neni 6.8 i këtij ligji thekson se: “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha
organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet
kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini,
përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”. Duke u bazuar në këtë
inkurajojmë të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpilimin e listave zgjedhore në
mënyrë të barabartë 50/50 për secilën gjini.
Përveç përfaqësimit të ulët në lista zgjedhore, përfshirja e grave në proceset zgjedhore
vazhdon të jetë sfidë edhe më e theksuar. Gratë nuk janë të përfaqësuara në nivel të
barabartë në radhët e personelit zgjedhor, përkatësisht në Trupat Menaxhues
Zgjedhor. Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 nga numri i përgjithshëm i
anëtarëve të KKZ-ve, vetëm 16% e tyre ishin gra, ndërsa vetëm katër nga gjithsej 38
kryesues të KKZ-ve ishin gra.
Instituti Demokraci për Zhvillim inkurajon të gjitha subjektet politike që të emërojnë
në mënyrë të barabartë gratë dhe burrat në pozitat në terren dhe ato udhëheqëse, si në:
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) është organizatë jo qeveritare e themeluar në vitin 2010. Misioni i D4D-së
është të ndikoj në proceset e zhvillimit të politikave publike në mënyrë që të përshpejtoj zhvillimin socio-ekonomik
të vendit, përmirësoj qeverisjen dhe të përforcoj kulturën demokratike në Kosovë. Vizioni i D4D-së është të
promovoj një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për
përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë
efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.
III. Ofrimit të hapësirës së denjë dhe të garantuar në përfshirje të barabartë në
fushatë zgjedhore dhe debate televizive
Besimi i qytetarëve dhe përfshirja e grave në politikë është e ndërlidhur ngushtë me
paraqitjen e tyre në publik përmes tubimeve të vogla dhe pjesëmarrjes në debate
televizive. Instituti Demokraci për Zhvillim në mënyrë aktive ka përcjellë të gjitha
zgjedhjet në nivel nacional dhe atë lokal, me ç’rast ka vërejtur mungesë të theksuar të
grave në këto aspekte. Në vitin 2019 gjatë fushatës zgjedhore në debate televizive ishin
të pranishëm gjithsej 252 përfaqësues të subjekteve politike, prej të cilëve 190 burra
dhe vetëm 62 gra. Andaj kërkojmë që gratë të kenë vazhdimisht hapësirë të barabartë
me burrat brenda subjekteve politike dhe në paraqitjet publike gjatë fushatës
zgjedhore.
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë, dhe duke pas parasysh që sigurimi i
vaksinave nuk është bërë në sasi të mjaftueshme sa do të mbulonte nevojat e të gjithë
qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpërndarja e virusit vazhdon të jetë rrezik
potencialisht i lartë. Andaj, ftojmë të gjitha subjektet politike të kenë kujdes të shtuar
gjatë fushatës zgjedhore në mos grumbullim të një numri të madh të personave gjatë
fushatës në mënyrën fizike, të mbahet distanca, maskat mbrojtëse, përdorimi i
dezinfektuesve dhe të gjitha masat tjera të nevojshme në bazë të manualit për mbrojtje
nga përhapja e virusit Covid-19.
Sinqerisht, Instituti Demokraci për zhvillim (D4D)./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...