Çitaku: Vendet e BE-së, posaçërisht Gjermania nuk na kanë mbështetur për aplikim në Këshillin e Evropës

22:26 | 7 Mars 2022
A Z

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në Tëvë1,ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian e posaçërisht Gjermania nuk na kanë mbështetur për aplikim në Këshillin e Evropës.

“Deri para pak viteve, ndoshta po e them për herë të parë publikisht, vendet e Bashkimit Evropian e posaçërisht Gjermania kanë qenë kundër , nuk na kanë mbështetur për aplikim në Këshillin e Evropës. Atëherë e mbaj mend fillimisht që është thënë që nuk duhet të hapim shumë fronte sepse e kemi MSA-në, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimimit dhe nuk mund ti lëndojmë pesëshen e Bashkimit Evropian edhe me një hap tjetër kështu që kanë insistuar që ne mos të aplikojmë ndonëse si të themi numrat i kemi pasur edhe atëherë mirëpo tani është një momentum i ri”, ka thënë Çitaku.

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, mënyra më e mirë për të goditur influencën restriktive ruse në Ballkanin perëndimor, është duke e njohur Kosovën pesë shtete e BE-së dhe duke e fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Momente si këto nuk vinë shpesh dhe ne jemi vend i vogël për të pasur mundësi që të rikrijojmë momente historike në kontekst evropian e më gjerë”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme