Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për deklaratën e saj rreth liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku i thotë ministres së kontributi i tyre i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.
Gjatë ditës, Haxhiu u shpreh optimiste për liberalizimin e vizave dhe tha se në këtë drejtim kanë punuar Ministria e Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit.
“Pra kanë qenë disa prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht për këtë. Jemi optimistë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejt e tyre dhe s’mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha Haxhiu.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...