Google ADS

Arrestohen dy persona të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës

13:39 | 20 Tetor 2021
V. S.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19 tetor 2021, është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe ne bashkëpunim të plote me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar:

• Q. E. lindur me 1968,
• E.E. lindur me 1994.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

• një (1) armё e ashtuquajtur (sharc)
• një (1) karikator i armёs AK-47,
• tridhjetё (30) fishekё të armës AK-47,
• dy (2) kondak të drurit të armës
• tri (3) palë dylbi të armës

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë, thuhet në njoftim të Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme