Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Hovenier tha se draft-statuti i Asociacionit që diplomatët euro-amerikanë ia kanë prezantuar kryeministrit Albin Kurti duhet ta respektojë plotësisht Kushtetutën e Kosovës
Madje sipas tij, qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere. Si e tha Kurti të premten, një pikë duhet të shkojë në Gjykatë që të merret vendimi”.
“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet jo. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë”.
“… nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, ata përdorin gjuhë si urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet Qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft”.
“Kryeministri e ka pranuar. Është trik impresim të flasin ata që nuk e kanë parë draftin. Duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, entiteti që mund të vlerësojë këtë është Gjykata Kushtetuese dhe siç ka thënë kryeministri ka një klauzolë që e mundëson një gjë të tillë”.
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit./eo
Aeroporti i Damaskut rihapet për herë të parë që nga rënia e...
Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem...
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...