Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilim Asociim me BE-në, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij arsyet për këtë janë më të ndryshme, por sipas tij kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.
“Mendoj që çështja kryesore këtu është se Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, ka thënë Abazi.
Ai ka thënë se ekzistojnë audioincizime që tregojnë “diskutimet mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusari-Lilës dhe Donika Mihajlit për ngufatje të zërave të deputetëve brenda parlamentit”.
“Videoincizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatomimi brenda VV-së. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken këto mostra dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë gjë”.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë