Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe katër ditë afat për shqyrtimin e propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në këtë rast kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundësojnë qytetarëve tërheqjen e 30% te kursimeve pensionale.
Për Bekim Haxhiun deputet nga radhët e PDK-së pavarësisht se ndarja e 100 eurove është e mirëseardhur, nuk ka asgjë që e ndal kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30%:
“Kjo është lëmoshë për qytetaret, në këtë krizë ekonomike çdo ndihmë është e mirëseardhur. Mirëpo nuk ka asgjë që e ndal kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30%. Qeveria do të duhej të ishte më e përgjegjshme dhe të përgjigjej me kohë për të dhënë mendimin e saj për Projektligjin për Trustin i cili me datë 21 mars ka kaluar në Kryesi të Kuvendit. Është përcjell për mendim në qeveri, por qeveria duhet ta jap mendimin e saj për këtë projektligj. Afatin e fundit ligjor e ka datën 21 prill, e pas kësaj date projektligji vjen në procedurë të rregullt parlamentare dhe s’ka askush që e ndal këtë projektligj dhe këtë kërkesë të qytetarëve” deklaroi Haxhiu për arbresh.info.
E këtë nismë të PDK-së që nga fillimi e kishte kundërshtuar Partia në pushtet “Vetëvendosje”. Përderisa kjo kërkesë e qytetarëve ishte përkrahur nga PDK, duke e ngritur në Kuvend shqetësimin e tyre pas ngritjes së çmimeve në treg, e që po kërkonin rrugëdalje nga Qeveria.
E në anën tjetër Ekonomisti Safet Gërxhaliu gjithashtu ka vlerësuar iniciativën e Qeverisë për të mbështetur qytetarët me 100 euro. Ndërkaq sa i përket tërheqjes së 30% të Trustit Gërxhaliu mendon se lëvizja e Trustit duhet të ndodhë vetëm atëherë kur ka garancë nga shteti që do të rimbursohet!
“Në këtë TRUST pensional ekziston një numër bukur i madh i të punësuarve të rinj që edhe po t’i terhjekin 30% nuk kishte me kalu shifrën e 30 ose 40 euro. Besoj që duhet të mendohet, por lëvizja e TRUSTit duhet të ndodh vetëm atëherë kur ka garancë nga shteti që do të rimbursohet. Çdo lëvizje pa garanca shtetërore që do të rimbursohet do të jetë dëm i qytetarëve, sepse nuk e meriton qytetari i Kosovës që në pleqëri ta pret edhe varfëria edhe pleqëria, kur dihet fare mirë që Kosova nuk ka ligj për sigurime shëndetësore”, deklaroi Gërxhaliu për arbresh.info.
Megjithatë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka votuar propozimin që t’i ndahen nga 100 euro për disa nga kategoritë shoqërore, në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, përfitues të së cilës, sipas të parit të Qeverisë Albin Kurti, janë 720 mijë përfitues.
E këtë vendim e mirëpritën edhe qytetarët edhe ekspertët e fushës së ekonomisë duke e vlerësuar dhe përshëndetur si iniciativë nga ana e Qeverisë për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.
Deri më tani nuk është dhënë ndonjë sinjal nga ekzekutivi në lidhje me tërheqjen e 30% të TRUSTit./Artan Maliqi/arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...