Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështetëse të dhënë sot me rastin e votimit të Buxhetit të vitit 2025, me vlerë 3.6 miliardë euro.
Ai thotë se buxheti 2025, është i qytetarëve dhe për rritjen e mirëqenies së tyre, shkruan Arbresh.info.
”Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve).”, ka shkruar ai.
“Ky buxhet përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura.”, shtoi Kurti.
“Përmban edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon.Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë.”, u shpreh kryeministri Kurti.
Tutje, ai falënderoi deputetët për votën e tyre mbështetëse.
“Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë.”, ka shtuar Kurti.
“Urime të gjithëve!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63