Policia njofton për identifikimin e një qytetari i cili ka vozitur 154 km/h në rrugën ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h.
Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjoba 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit.
Njoftimi i plot:
Njësia Rajonale e Trafikut në Mitrovicë vazhdon të ndërmarrë masa në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore me qëllim që të ofrohet siguri për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Sot, me datë 29 Janar 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përmes radarit me laser kjo njësi ka identifikuar një veturë e cila në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h. Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jugu, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të mos rrezikojnë veten e tyre si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik përndryshe ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut, policia do të ndërmarrë masat ligjore të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...