Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga bashkëshorti, e ka dërguar djalin e saj në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/2024.
Me këtë rast, Haxhiu ka thënë për Arbresh.info se si prind jemi të emocionuar.
“Sot fëmijët duken që të gjithë janë te lumtur dhe disa kanë emocione dhe kjo është shumë e natyrshme dhe normale, unë e sjella bashkë më bashkëshortin djalin tim i cili sot fillon klasën e parë, për neve si prind është një ndenj e mirë jemi të emocionuar sepse si prindër e duam më të mirën për fëmijët tanë, për të gjithë prindërit në përgjithësi”, deklaroi ajo.
Tutje Haxhiu tha se e ka shfrytëzuar edhe të drejtën e subvencionimit për libra, ajo tha se procedura ka zgjatur disa minuta dhe se kostoja totale e libra i kushtuan 130 euro, për të dy fëmijët.
“Unë kam aplikuar për subvencionim sikur se çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për qanat apo për materiale të tjera”, tha ajo.
Sa i përket keqpërdorimeve nga libraritë , Haxhiu u shpreh se nuk e ka vërejtur këtë dukuri, teksa përmendi edhe pasojat për keqpërdoruesit./Arbresh.info/
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...