Zyrtari i KEDS-it e quan “absurde” akuzën e Molliqajt, paralajmëron ndjekje ligjore

13:34 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Zyrtarët e KEDS-it, e kanë quajtur absurde akuzën që ka bërë kryetari i PSD-së, se rënia e bllokut A3 dhe A5 është bërë qëllimshëm nga KEDS, KEK dhe Qeveria.

Bujar Jupa, drejtor i sistemimit të operimeve në KED-s, tha se për këtë deklaratë është duke u marrë Zyra Ligjore, duke thënë se ata nuk kanë asnjë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

“Me ketë konstatimet e tij është duke u merr zyra ligjore, ne nuk kemi asnjë mundësi të heqim nga sistemi blloqet. Kjo është një akuzë absurde dhe më këtë do të merren organet e drejtësisë”, tha ai të shtunën në një konferencë për media, raporton arbresh.info.

Ndërsa, Dradan Molliqaj kishte deklaruar se rënia e këtyre blloqeve ka qenë e qëllimshme.

“Në mungesë të shkarkimit të rrymës dhe kthimit të rrymës nga KEDS drejt termo-elektranës A3 dhe A5 ka ndodhur dëmtimi i qëllimshëm i saj. Ne dyshojmë që nëse vërtetohet se ka qenë një veprim i tillë në bazë të asaj që ne kemi informatë është lehtë e vërtetueshme nëse do të ketë hetime, kjo i bie që ka pasur qëllim
KEDS-i në bashkëpunim edhe me Qeverinë dhe me menaxhmentin e ri, të dëmtojë reputacionin e kompanisë publike KEK, dhe të thotë se mungesa e energjisë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve në KEK”, deklaroi ai.

Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 është bërë qëllimshëm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme