Google ADS

Visar Ymeri thotë se Haki Abazi është degraduar nga LVV-ja

23:22 | 23 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nga Instituti Musine Kokolari ka komentuar reagimin e fundit të deputetit të VV-së, Haki Abazi.

Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. tha se ka një sërë faktorësh që e kanë shtyrë ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

Abazi përmes një postimi në Facebook tha se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

Ndërkohë Ymeri ka thënë se Abazi është degraduar vazhdimisht nga VV-ja prej aderimit të tij.

“Në mandatin e parë zoti Abazi kishte një pozitë të rëndësishme në qeveri, derisa në mandatin e dytë mezi arriti të bëhet deputet. Në këtë drejtim mendoj se ka qenë një degradim në pozitë që i është bërë zotit Abazi nga LVV dhe lidershpi i saj. Mendoj se kjo mund të jetë një prej pakënaqësive që mund ta ketë personale zoti Abazi. Por mund të kenë edhe mospajtime politike që lidhen me energjinë, apo projekte tjera që Abazi sa ka qenë pjesë e Rockfeller Brothers i ka sjellë në Kosovë këto projekte”, tha Ymeri në Dukagjini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme