Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave, shkruan Arbresh.info.
“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën