Google ADS

U jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Ramadani

17:35 | 7 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Në varrezat e Shtimes u është dhënë lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilën humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

Ata janë aksidentuar të dielën rreth orës 16:00 në fshatin Koshare.

Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit), raporton arbresh.info.

Në varrim përveç familjareve e miqve po marrin pjesë edhe kryetari i Ferizajt , Agim Aliu dhe kryetari i Shtimes Naim Ismaili.

Po ashtu në varrim përveç familjarëve e miqve janë edhe nxënës të shkollave, bashkëmoshatar të 12 vjeçarit që ishte njëri nga viktimat e aksidentit. V.S/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme