Google ADS

U gjendet marihuanë, arrestohen dy persona në Lipjan- njëri i mitur

09:03 | 9 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasiqë gjatë kontrollit u është gjetur dhe sekuestruar 26 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Lipjan rreth orës 21:30, shkruan Arbresh.info.

“Rr. Mehmet Akif, Lipjan / 08.04.2024 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri i mitur, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 26 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale.”

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme