Një person kishte raportuar se të mërkurën në rrugën Deçanë-Gjakovë, tre persona të armatosur e kishin lidhur për veture dhe i kishin plaçkitur 3.000 euro.
Por sipas PK-së gjatë hetimeve të kryera është vërtetuar se ai ka deklaruar rrejshëm rastin e grabitje.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.
Komunikata e plotë
Me datë 10.11.2021 rreth orës 08:47, Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar informatë se në rrugën Deçan –Gjakovë, një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën, i njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sipas viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.
I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare