Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë dhe ministrisë.
Ai në mbledhjen e ekzekutivit ku është paraqitur raporti për 100 ditshin e Qeverisë Kurti, ka thënë për këto ditë kanë pasur rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit me njerëz si dhe dukuri tjera negative.
“Ne i kemi shpallur luftë të pakompromis krimit dhe korrupsionit si dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këtë jemi duke bërë bashkë me akterët përgjegjës.
“Gjatë 100 ditëve Policia e Kosovës, rendit një serë aksionesh të suksesshme, që kanë të bëjnë me krimin e organziaur, trafikimin me njerëz, narkotikë etj”, ka thënë Sveçla, raporton arbresh.info.
Ai ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, ku ka përmendur rikapitalizimin e pikës kufitare me Shqipërinë në Kurshevë- Shishtavecë si dhe marrëveshjet me tri shtete për njohje të patentshoverëve që sipas tij janë në finalizim.
“Jemi në finalizimë të marrëveshjes së njohjes së patenshofervë me Italinë, Gjermaninë dhe Turqinë, dhe qytetarët e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë në këto vende vetëm me patneshoferë”, tha Sveçla./arbresh.info/
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...