Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë vëllain e tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, deri tek sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 26.09.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar- vëllain e tij, të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...