Google ADS

Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e Sylejman Selimit

10:59 | 7 Mars 2024
E.G

Zyra e Prokurorit të Specializuar po e zhvillon një operacion të bastisjes në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Aksioni është duke u zhvilluar në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Zëdhënësi Cristopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Arbresh.info tha se operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Në përgjigje thuhet se ata kryejnë operacione të vazhdueshme.

“Zyra e Prokurisë të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkrutimisht Bennett./Arbresh.info/

Të ngjashme