Bruksel, është mbajtur sot takimi i parë i grupeve punues në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve mes Kosovës e Serbisë.
Në këtë takim u bisedua për zgjidhjen përfundimtare dhe të përhershme për çështjen e targave, bazuar në dy parime themelore, zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë u zhvillua sot, në Bruksel.
Në këtë takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet gupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët.
Ky takim bazohet në marrëveshjen e arritur më 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas së cilës, është formuar grupi punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes./arbresh.info/
Çka po “zien” Melinda Ademi?
“Je lojtare parazit”- Përplasje mes Sarës dhe Rovenës
A njiheshin para BBVK-së Gjesti dhe Xheneta?
Fëmijët me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunë...
Bombardimet izraelite vrasin 28 njerëz në Gazë, thonë zyrtar...
UEFA ndëshkon Federatën e Futbollit të Serbisë për incidente...