Google ADS

Shtatë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

07:15 | 6 Janar 2024
E.G

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimatarëve për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, shkruan Arbresh.info.

Pritjet në pikën kufitare në Merdarë janë  deri në shtatë orë.

Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 3.5 kilometra.

Ndërkaq te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë rreth 70 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin 500 metra.

Sipas kësaj qendre pritje ka edhe në pikën kufitare, Mutivodë e Muçibabë dhe Jarinje, ku pritjet janë një orë e gjysmë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme