Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari nga marsi deri në tetor të 2021, ka shpenzuar 9,905.07 euro, nga buxheti i Kosovës.
Në pasqyrën e shpenzimeve të dërguara nga zyra e ministrisë për portalin arbresh.info, shihet se vetëm për dreka Ministrja Hajdari ka shpenzuar për tetë muaj 1,843.47 euro.
Për akomodime ministrja ka shpenzuar 520.62 euro, mëditje 420.00 euro.
Pa specifikuar në detaje për shpenzimet, por vetëm totalin e tetë muajve në tersi, zyra e Ministres, në të cilën nuk dihet se kush e përbën, kanë shpenzuar në shtat muajt nga 500 euro. Derisa, vetëm në muajin mars kjo shifër është më e ulet në vlerë, 133.90 euro.
Në total kjo zyre ka shpenzuar 3,633.90 euro
Pas tyre vjen Këshilltar Politik, Kushtrim Dakaj.
Edhe në këtë pasqyrë nuk figurojnë detajet e shpenzimeve vetëm se në çdo muaj ka shpenzuar nga 100 euro, në total për shtatë muaj ai ka shpenzuar nga buxheti i Kosovës 700 euro.
Më shpenzime më të larta se këshilltari politik është zëvendësministri, Getuar Mjeku.
Edhe mjeku i ka të figuruara në pasqyrën e shpenzimeve vetëm shtatë muaj. Derisa në total ai ka shpenzuar 1,181.60 euro.
Leman Hatashi, këshilltare e lartë, në tersi për shtatë muaj ka shpenzuar 747.30 euro.
Pas tyre vije, Ermira Gashi, këshilltare. Gashi nga buxheti i Kosovës për gjatë muaj sa janë të pasqyruara ka shpenzuar 600 euro.
Këshilltari tjetër politik i Hajdarit, Emil Radonçiç, për tre muaj ka shpenzuar 300 euro.
Me shpenzime me shumë është Enes Goran, zëvendësministër. Ai ka shpenzuar 399 euro.
Këshilltarëve politikë të ministres Hajdari duket se nuk ju vije fundi.
I katërti në radhitje, por jo i fundit, është Enis Sylejmanoviç. Ai nga buxheti i vendit vetëm për tre muaj ka shpenzuar 300 euro.
Këshilltari i fundit i Ministres, Blerona Shala ka të pasqyruar vetëm dy muaj për shpenzime.
Nga to ajo ka shpenzuar 200 euro. Totali vetëm për stafin e Ministres Rozeta Hajdari pa përfshirë atë kapë shifrën e 8,061.80 euro.
Të tëra shpenzimet janë të pasqyruara vetëm nga marsi e deri në tetor të vitit 2021.
Ndonëse portali ka kërkuar në detaje të tregojnë se sa kanë shkuar për udhëtime, dreka, mëditje, karburante, pasqyrat janë dërguar vetëm në përgjithësi. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...