Shefi i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se investimi tek të rinjtë është e vetmja garanci në ngritjen e cilësisë në arsim.
Ai këto komente i ka bërë gjatë lansimit të studimeve gjurmuese në Kosovë, të organizuar Instituti “Ed Guard”.
Shefi i BE-së tha shprehi gatishmërinë për të ndihmuar arsimin në Kosovë.
“Jam i lumtur që marr pjesë në këtë ngjarje që po koincidon me fillimin e vitit shkollorë, studimet gjurmuese që po i lansojmë sot janë mjaft efikase të tregojmë se të diplomuarit në AAP të jenë të gatshëm për punë”, tha ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij në vitin 2020 numri i grave te papunësuar ka qenë 80% në krahasim me meshkujt që janë 40%, për të cilën gjë ka ndikuar edhe pandemia.
Ai shprehu gatishmërinë e BE-së për të investuar në fushën e arsimit në Kosovë.
“Intervenimi i BE-së dhe i Luksemburgut është që e gjithë kjo të shtrihet në te gjitha shkollat andaj të kemi një matës të duhur të arsimit dhe të vazhdojmë me të përkushtuar në këtë drejtim. Unë po e përsëris që investimi në të rinjtë është e vetmja garanci që ndihmon në ngritjen e cilësisë”, tha Szunyog./arbresh.info/
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...