Seanca për rastin e Salih Mustafës mbahet më 4 tetor, anulohet ajo e së martës

18:39 | 27 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Është anuluar seanca e caktuar për të martën, në rastin e Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Seanca ndaj tij me dëshminë e dëshmitarit të radhës siç ka njoftuar Zyra e Dhomave të Specializuara do të mbahet javë e ardhshme më 4 tetor nga ora 9:30.

Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator. Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme