Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, i ka shkruar një letër ministrit të Financave , Hekuran Muratit.
Në letrën e SBASHK-ut, theksohet pamundësia për një takim me ministrin Murati për të diskutuar rreth kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me dialogun social.
Letra e plotë e tyre:
I nderuari Murati ju kujtojmë se ju jeni edhe Ministër i punës
Nuk duam të përzihemi në punët e Qeverisë nëse është dashur apo jo të zvogëlohet numri i i Ministrive, por jemi të bindur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të jetë Ministri në vete. Këtë e themi bazuar në realitetin se në Ministrinë e Financave dhe Transfereve keni aq punë e angazhime sa që i nderuar Ministër Murati nuk po iu del kohë që bile një ditë të ndjeheni edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të uleni e të nxisni dialogun social mes punëdhënësve apo Odave dhe Qeverisë në njërën anë dhe të përfaqësuesve të punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër.
SBASHK-u me këtë letër publike nuk e ka qëllimin të vlerësojë punën tuaj i nderuari Murati si Ministër i Financave e Transfereve, por angazhimet e shumta rreth buxhetit dhe çështjeve tjera që lidhen me Ministrinë e Financave, kanë bërë, si duket, që të mos keni durim që të merreni edhe me obligimet si Ministër i Punës sepse disi po i ikni kërkesave të SBASHK-ut, po besojmë edhe të sindikatave të tjera, për takime dhe për të zhvilluar, ashtu si e keni edhe obligim , dialogun e mirëfilltë social e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në sektorët tjerë.
Ministër Murati, ka kohë që nuk është mbajtur as edhe një takim i Këshillit Ekonomik Social, ka kohë që SBASHK-u ju ka dërguar shkresa e njoftime për kërkesat e anëtarësisë sonë, ka kohë që ju kemi dërguar edhe kërkesa zyrtare për takim e për të bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme e që janë kërkesa të punëtorëve në sektorin e arsimit, por ju i nderuar Ministër , sikur keni qasje, apo edhe bindje të gabuar nda sindikatave dhe , nëse është kështu, atëherë kjo është keq. Është keq sepse sa herë kanë munguar takimet dhe dialogu, atëherë gjërat janë përkeqësuar, janë shtuar pakënaqësitë e tensionet dhe pastaj ka ardhur, pa dëshirën e SBASHK-ut dhe ndonjë sindikate tjetër, edhe te veprimet sindikale dhe kur vjen puna deri aty, atëherë, kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën, takimet dhe dialogu humbin shumë vlerën e tyre.
I nderuari Ministër Murati me qëllimin më të mirë po ju drejtohemi m këtë letër publike duke ju kujtuar se jeni edhe Ministër i punës dhe mirëqenies sociale dhe se duhet të takoheni me sindikatat dhe t’i jepni shtytje dialogut të mirëfilltë social./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare