Rreth 80% e personelit të arsimit parauniversitar janë vaksinuar

16:00 | 12 Shtator 2021
V. S.

Rreth 80% e personelit të arsimit parauniversitar  janë tashmë të vaksinuar.

Kështu ka bërë të ditur, zv.ministrja e Arsimit Edona Maloku Bërdyna,  në një konferencë për media ku se bashku më Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia prezantuan masat e reja të Qeverisë.

E këtu u bë e ditur se fillimi i mësimit do të shtyhet deri më 26 shtatorë, raporto arbresh.info

“ Ministria në bashkëpunim më udhëheqësit e shkollave i kemi bërë përgatitjet më kohë për dërgimin e teksteve. Pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit tashmë janë vaksinuar bëhet fjalë prej 80% të personelit arsimore. Rekomandimet e fundit janë që të vazhdohet më të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar. MASH-t në këtë kuptim do të respektoj çdo rekomandim të institucioneve shëndetësore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme