Rrahim Pacolli për rastin e 18 vjeçares: Vetëm dënimet kapitale frenojnë kësi lloj “egërsirash”

17:39 | 23 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Biznesmeni shqiptar, Rrahim Pacolli, njëherit edhe drejtor i portalit arbresh.info, ka reaguar lidhur me rastin ku një 18 vjeçare është vrarë nga dy persona.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që rastet e tilla të trajtohen me përgjegjësi.

Pacolli ka thënë se vetëm dënimet kapitale mund të frenojnë kësi lloj “egërsirash”.

“Lajm i trishtueshëm për secilin ishte sot vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj. Kryesit e këtyre veprave duhet të trajtohen me përgjegjësinë̈ më të lartë nga institucionet e drejtësisë. Vetëm dënimet kapitale mund të frenojnë̈ kësi lloj “egërsirash”. Mbikëqyrja e atyre që vënë drejtësinë̈ është shumë e rëndësishme po ashtu. I shprehi ngushëllime familjes së Marigonës, në këto momente të rënda. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Osmani”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme