Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me të dërguarin e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Rama njofton se në këtë takim është diskutuar për investimet e mundshme të Mbretërisë së Bashkuar në projekte të ndryshme, konkretisht në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, shkruan Arbresh.info.
“U dakorduam që të organizojmë vizita për të promovuar turizmin kosovar dhe i ftova kompanitë britanike të marrin pjesë në panairin e turizmit, i cili do të mbahet me 12 – 13 prill 2024.”, ka shkruar Rama.
“Ky bashkëpunim do të forcojë lidhjet ekonomike mes vendeve tona dhe do të tërheqë investime në Prishtinë e Kosovë.”, tha ai./Arbresh.info/
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë