Misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka vlerësuar lartë organizmin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Zyrtarë të këtij misioni sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se ky raport është më pozitivi që kanë dorëzuar misionet e BE-së.
“Mandel tha se raporti është pozitiv për Kosovën dhe se përbën raportin më pozitiv të misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Të gjeturat e raportit tregojnë se zgjedhjet komunale të vitit 2021 ishin të organizuara mirë, liritë themelore u respektuan gjatë fushatës dhe një numër i madh garuesish u ofruan votuesve një zgjedhje reale”, thuhet në komunikatën e Qeverisë ku njoftohet për takimin që kryeministri Kurti ka zhvilluar me anëtarët misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, Konrad Andrej Olszeëski dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Raporti po ashtu vlerëson se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe gëzoi një nivel të lartë besimi nga të gjitha palët e interesuara dhe se pati një fushatë të decentralizuar dhe konkurruese.
Raporti thekson edhe një numër mangësish të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore sikurse ato mbi financimin e partive politike, kualifikimin e kandidatëve dhe rregullat e fushatës, votimin e qytetarëve jashtë vendit, saktësinë e listave të votuesve dhe mangësi të tjera në mënyrë që aspekti rregullativ të jetë sa më i qartë e sa më demokratik.
Kryeministri shprehu falënderimin për misionin vëzhgues, duke theksuar nevojën për një raportim sa më të drejtë dhe përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave zgjedhore./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...