Google ADS

Qeveria ndan 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale për ta paguar rrymën

17:48 | 23 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Qeveria e Kosovës në mbledhje e mbajtur të enjten ka ndarë 4,5 milionë euro për t’ua mundësuar pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale që të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë arsyetimit të këtij vendimi tha se kjo po behët për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë.
“4.5 milionë euro ndahen në kuadër të masës për mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale. Kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, ka thënë Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme