Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtoren e International Republican Institute (IRI), Marta Onorato.
Duke folur për reformat e nisura në drejtësi, luftimin e krimit dhe ruajtjen e parasë publike, kryeministri theksoi ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.
Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind.
Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA. Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese.
Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen. Ajo vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje.
Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...