Qeveria e Kosovës dhe ajo Maqedonisë Veriore, nënshkrujanë marrëveshje pa praninë e mediave

13:15 | 16 Shtator 2021
S D

Sot Qeveria e Kosovës ka nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan arbresh.info.

Por, këto marrëveshje janë nënshkruar pa praninë e mediave, duke mos dhënë shumë detaje. Ndërsa marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ishin bërë në prani të mediave dhe duke dhënë detaje rreth tyre.

I vetmi informacion ka qenë ai që e ka dhënë këshilltari i Albin Kurtit, Luan Dalipi në facebook, ku ka treguar për marrëveshjet e nënshkruara.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale’, ka shkruar, Dalipi.

Kujtojmë që pas mbledhjes kryeministrat Kurti e Zaev, pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për medie./arbresh.info/

;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme