Google ADS

Protestojnë serbët në veri të Mitrovicës, improvizojnë mbajtjen e referendumit

08:58 | 16 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një numër i qytetarëve serb në veri të Mitrovicës janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”. Ata janë duke protestuar për moslejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime Kushtetuese në Serbi, edhe në Kosovë.

Si shenje proteste ata kanë vendosur një kuti të votimit në qendër të sheshit.

Proteste ju ka bashkangjitur edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Këtyre protestuesve pritet t’ju drejtohet Goran Rakic, raporton arbresh.info.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe

Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se dje Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së këtij referendumi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme