Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Fajde”, “Detyrimi” ,“Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe “Fajdeja në ndihmë”.
Kjo me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren , shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 2 (dy) persona nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 paragrafi 1 dhe vepra penale “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK, nr. 06/L-074)”, njofton prokuroria.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë.
Të njëjtit, dyshohen se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimën e fajdesë nga i cili shfrytëzojnë gjendjen tejet të rënduar financiare, papërvojën e tij dhe të njëjtit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.
“Njëri nga të pandehurit, gjithashtu përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale, në atë mënyrë që shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas i’a përplasë telefonin për toke dhe e godet me grushta në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.
Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...