Google ADS

Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet i dyshuari

08:47 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur një person.

Në njoftim thuhet se kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm i komunës së Rahovecit, ndaj është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gas), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Rahovec / 22.12.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar, lidhur me rastin gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gas), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme