Google ADS

Policia konfiskon 31kg substancë narkotike në Drenas, arrestohen dy persona

11:41 | 18 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Njësiti i Antidrogës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 31 kg substancë narkotike, dhe ka arrestuar dy persona, të dyshuar për shitë blerje të drogës.

Sipas njoftimit të PK-së, aksioni është realizuar të martën në Komoran të Drenasit, raporton arbresh.info./

Komunikata e plotë e PK-së

Policia e Kosovës në luftën e saj për identifikimin dhe parandalimin e dukurisë së posedimit, përdorimit apo shitblerjes së substancave narkotike, përmes zyrtarëve policor të anti-drogës ka realizuar dje një operacion policor me ç ‘rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar (31 kg) tridhjetë e një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Operacioni policor është ndërmarr dje me datë 17.08.2021, në Komoran të Drenasit, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë.
Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër ( e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme