Google ADS

Policia jep detaje për therjen e të riut në Prishtinë

08:34 | 30 Dhjetor 2021
V. S.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është duke u trajtuar në QKUK.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme