Sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, kanë hasur një udhëtar me iniciale K.K. viti i lindjes (1997), i cili ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim.
Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.
Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara.
Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme. /arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...