Podujevë, roja i pyllit sulmohet nga tre persona

09:23 | 18 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Një rojë pylli në Podujevë, ka raportuar në polici se është sulmuar nga tre persona meshkuj gjatë kryerje së detyrës.

Për këtë rast sipas policisë është njoftuar prokurori.

“Viktima mashkull kosovar -roje pylli, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme