Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot do të mbajë konferencë për media lidhur me çështjen e pronave të ministrisë të cilën ai e drejton.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në orën 12:00 në pronën e MBPZhR-së e cila gjendet në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë përballë Eurogomës, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se SOT (dt. 5 shkurt), me fillim në ora 12:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencë për media lidhur me çështjen e pronave të MBPZhR-së. Lokacioni në të cilin mbahet konferenca është prona e MBPZhR-së e cila gjendet në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë përballë Eurogomës.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...