Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rikthimin e tokës në pronësi të shtetit.
Peci me anë të një postimi në Facebook, tha se dorëzimi para korrupsionit dhe abuzimit me pronën shoqërore nuk është opsion, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq theksoi se nuk do të heq dorë nga guximi për angazhim deri në rikthim të pronës në Ulpianë, pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës, si dhe atë në të cilën, siç tha ai, operatori ekonomik “Patroni” po vepron pa kontratë.
Ai shtoi se ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë është kusht për qasjen në mekanizmat financiarë të para-anëtarësimit IPARD dhe domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.
“Nuk do të heq dorë nga guximi për angazhim deri në rikthim të pronës në Ulpianë, pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës, si dhe atë në të cilën operatori ekonomik “Patroni” po vepron pa kontratë, pasi që ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë është kusht për qasjen në mekanizmat financiarë të para-anëtarësimit IPARD dhe domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend”, ka shkruar ai.
“Unë dhe ekipi im do vazhdojmë të punojmë për ta ndaluar abuzimin me pronat shtetërore dhe për të ndërtuar institucione të ndershme dhe transparente.”, përfundoi ministri Peci./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek