Partia Liberale Egjiptiane, ka reaguar lidhur refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga disa lokale në Gjakovë.
Në komunikatën e tyre, thuhet se këtë lajm e kanë marrë më shqetësim.
PLE thekson se raste si këto vështirësojnë edhe më shumë integrimin e këtij komuniteti.
Ata kanë kërkuar nga institucionet e shtetit të marrin masa.
Komunikata e plotë:
Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE” me shqetësim ka marrë informat nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokalet afariste në Gjakovë. Gjithashtu, si e papranueshme është edhe sulmi fizik që ndodhi dje ndaj disa personave të komunitetit rom në Prizren nga ana e pjesëtarëve të sigurimit fizik.
PLE thekson se ngjarjet si këto janë të shëmtuara dhe ndikojnë jashtëzakonisht keq në përpjekjet në integrimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Ato si të tilla janë sinjale që institucionet shtetërore duhet akoma më shumë të bëjnë në mbrojtjen dhe lirine e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fokus të vecantë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Për më tepër, Subjekti Politik PLE inkurajon që rastet e tilla të raportohen sa më shumë nga komunitetet joshumicë. Të tilla veprime të shëmtuara derivojnë nga diskriminimi sistematik insitucional që i bëhet komuniteteve joshumicë tash e sa kohë dhe poqëse këto komunitete të ishin më të përfaqësuara në institucione vendim-marrëse të drejtësisë, potencialisht edhe luftimi i dukurive të tilla negative do të ishte më efikase.
Subjekti Politik PLE thekson se edhe pse në institucione qeveritare dhe në Parlament të Republikës së Kosovës kemi përfaqësues të komuniteteve joshumicë por për fat të keq reagimet e tyre janë sipërfaqësore, me apele dhe aq më keq, disa nga këta përfaqësues janë duke “përkëdhelë” keqbërësit e veprimeve të tilla të shëmtuara. Të tillë përfaqësues janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe meqenëse kanë pozicione të larta në hierarkinë shtetërore, ata kanë manifestuar dobësi të jashtëzakonshme të lidershipit dhe të mbro MMjtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë.
Subjekti Politik PLE, u bënë thirrjeve autoriteteve kompetente shtetërore, Policisë së Kosovës, Prokurorit të Shtetit, organeve gjyqësore dhe Institucionit të Avokatit të Popullit që urgjentisht të hetojnë dhe të marrin masa adekuate kundër keqbërësve, duke i vënë ata përballë drejtësisë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla diskriminuese dhe të bazuara në pikëpamje racore kurse nga komunitetet joshumicë në Kosovë kërkojmë të përmbahen me maturi dhe ta ruajnë qetësinë, virtyte këto që i kemi kultivuar tash e sa kohë./arbresh.info/
“Unë po pi kafe me Florentin”, Gjini: Në vendin tonë s’duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...