Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka folur për vizitën treditore në Kosovë dhe porositë për udhëheqësit kosovarë.
“Mendoj se porosia thelbësore është të theksojmë dhe nënvizojmë natyrën e fortë dhe të qëndrueshme të partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Ne e mbështesim perspektivën evropiane të Kosovës. Duam ta shohim Kosovën të integruar në komunitetin evropian dhe euroatlantik. I mbështesim qëllimet e qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe promovimin e sundimit të ligjit. Duam të jemi aty si partnerë të fuqishëm. Përveç kësaj, e vizitova Prishtinën së bashku me Miroslav Lajçakun, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, përfshirë veçanërisht për dialogun. Përfaqësuesi i Posaçëm Lajçak dhe unë patëm dëshirë të theksojmë dhe nënvizojmë rëndësinë e angazhimit konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut, për të punuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të hapur derën drejt të ardhmes evropiane për popullin e Kosovës”, ka thënë Palmer për RTK.
I pyetur për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut dhe qëllimin e njëjtë, Palmer ka thënë se ata kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve, hapjen e perspektivës evropiane.
“Po punojmë në partneritet të fortë. Ky proces i dialogut udhëhiqet nga vetë palët, udhëhiqet nga Kosova, udhëhiqet nga Serbia, lehtësohet nga BE-ja dhe ka mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është porosi e mirë për Kosovën dhe Serbinë nëse na shohin Miron dhe mua krah për krah duke e mbështetur këtë proces”, ka theksuar ai.
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur