Pacolli: Xhafer Deva një nga figurat më të rëndësishme të çështjes kombëtare

21:58 | 7 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar deklarimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, i cili sipas ambasadorit ka qenë në shërbim të nazistëve kundër komunitetit hebre.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë Xhafer Deva është një nga figurat më të rëndësishme të çështjes kombëtare.

Ai ka thënë se nuk asnjë fakt historik që Xhafer Deva të ketë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti e aq më pak ndaj atij hebre.

Postimi i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme  të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për  punën  dhe veprën e tij.  Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin.

Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre.  Xhafer Deva  ishte bashkëpunëtori nr.1  i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.

Xhafer Devës,  nga rrespekti që SHBA kishte ndaj tij i’u është dhënë viza për të  emigruar  në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e  që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë  mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri.

Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te Kombit./arbresh.info/

Lexo edhe

Ambasadori gjerman kundër rinovimit të shtëpisë së Xhafer Devës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme