Osmani uron Policinë e Kosovës: Prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi

16:47 | 6 Shtator 2021
Arbresh.info

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit.

“Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi.

Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës.”, ka shkruar ajo në postimin e saj në faqen e saj zyrtare në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme