Osmani uron kancelarin e ri të Gjermanisë: Mezi pres të punoj me ju

21:22 | 8 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar tashmë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit si kancelare e Gjermanisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka përshkruar përfundimin e mandatit të Merkel si fundi i një epoke, transmeton arbresh.info

 “Vërtet fundi i një epoke kur Kancelarja Merkel tërhiqet nga posti i saj , për Gjermaninë, për Kosovën dhe botën. Miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë ka kaluar nga forca në fuqi nën udhëheqjen e saj. Mirupafshim, fat dhe një falënderim të përzemërt nga njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Twitter.

Poashtu presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri të sapo zgjedhur, Olaf Scholz.

“Dhe urime shumë të mëdha për kancelarin e ri të Gjermanisë @OlafScholz teksa merr rolin e tij të ri në këtë moment vendimtar. Mezi pres të punoj me ju dhe ministrin e Jashtëm @ABaerbock për të forcuar më tej partneritetin tonë. 2/2”, ka shkruar Osmani në një tjetër postim./arbresh.info/

Të ngjashme