Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Jüri Ratas.
Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.
Më tej, zonja Osmani ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit. Presidentja Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara për liberalizimin e vizave, megjithëse ato ishin dyfish më shumë se për vendet e tjera. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.
Në takim me Presidentin e Parlamentit estonez, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë./arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media