Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kritikave ndaj saj për izolim të vendit që ju bënë, kur zyra e Presidencës publikoi shpenzimet e këtij institucioni nga viti 2013, e që dolën që nën drejtimin e Osmanit, Presidenca ka kursyer më se shumti buxhetin.
Në reagimin e saj, Osmani i ka quajtur recidivistë të pushtetit ata që thanë se shpenzimet e vogla kanë të bëjnë me “izolimin ndërkombëtar”.
Osmani ka publikuar edhe një përmbledhje me fotografi të vizitave jashtë vendit e pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë spjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake.
Idetë për ndarje e defunksionalizim të Kosovës promovoheshin me para të taksapaguesve, ndërkaq sot në vend se të skuqen për gjithë dëmin e shkaktuar, dalin e ankohen pse Presidentja e sotme nuk po vepron sikur pushtetarët paraprak.
Ta keni të qartë, ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten. Jeni shembull i modelit që nuk duhet ndjekur.
Kujdesi ndaj parasë publike dhe transparenca e plotë janë rruga e vetme përpara. E vërteta është se në vitin 2021, ne kemi realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake (pa pandemi), ndërkaq kemi shpenzuar shumëfish më pak. Se sa të “izoluar”, kemi qenë këtë vit, tregon pamja më poshtë./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...