Opozita bojkoton raportimin e ministres Hajdari në Komision

14:00 | 6 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka raportuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Por raportimin e saj nuk e ka dëgjuara asnjë deputetë i opozitës.

Eman Rrahmani deputeti raportues i raportit të Auditorit për ministrinë e Financave, ka paraqitur para deputetëve një përmbledhje të të gjeturave kryesore.Rrahmani ka njoftuar se opinioni është i pamodifikuar me pasqyra financiare të drejta dhe të sakta.

“Opinioni i ZKA-së për këtë ministri është i pamodifikuar për pasqyrat financiare për vitin 2020. Pasqyrat financiare kanë një paraqitje të drejtë”.

“Pasuria është nënvlerësuar. Pasuritë jokapitale ishin të nënvlerësuar sepse 17 pagesat e kryera nuk janë shkruar tek E-pasuria. E gjetur e re është mangësia në projektin për ndërtimin e infrastrukturës në Parkun e Lumbardhit”.

Ministrja Hajdari ka njoftuar se do të angazhojë një grup për monitorimin dhe zbatimin e një plani që do të adresojë vërejtjet e Auditorit.“Nuk është vetëm një Park Biznesi, por unë si ministre kam gjetur edhe më shumë të gjetura se kaq. Ju njoftoj që ky raport është për vitin 2020 kurse viteve në vijim ne do të adresojmë të gjitha çështjet me plan të detajuar”.“Të caktojmë një grup që do të monitoroj zbatimin e këtij plani, raporton ekonomia online.

Mangësitë në raport financiar, MINT ka analizuar masat dhe për 2021 do të bëjmë të gjitha masat që të paraqesim drejtë pasqyrat financiare. Buxheti dhe shpenzimet të klasifikohen në kode adekuate.

Sipas Hajdarit ka projekti për Lumbardhin ka dështuar në zbatim dhe që në nismë të këtij projekti ka pasur terma e referenca të paspecifikuar.

“…është një vërejtje serioze dhe ritheksojmë që do të përgatitim planin e implementimit. Lidhur me këtë projekt që nga fillimi nuk ishin specifikuar termat e referencë. Kjo gjë është për të na shqetësuar sidomos që projekti ka dështuar në zbatim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme